KRYEFAQJA » LAJME » Hahn: Shqipëria dhe Maqedonia do të marrin rekomandim

Hahn: Shqipëria dhe Maqedonia do të marrin rekomandim

Njerëzit në Shqipëri e Maqedoni e kanë merituar një perspektivë europiane konkrete. Komisioneri i negociatave Hahn e ka motivuar kështu lajmin për një rekomandim për çeljen e negociatave te anëtarësimit për Shqipërinë e Maqedoninë në pranverë për t’ia paraqitur këshillit europian në Qershor. Lajmin media e shumëfishtë Welt e sheh si shtytje e motivim pozitiv në rajon. “Ne besojmë që të dy vendet kanë bërë reforma të rëndësishme në të shkuarën dhe janë kualifikuar përmes tyre për këtë hap” ka arsyetuar publikisht komisioneri Hahn. Ai ka sjellë shembullin e Shqipërisë që në citimin e tij ka bërë goxha në luftën kundër krimit të organizuar.
Në këtë veprim të pritshëm me siguri nga Komisioni Europian që e ka shpallur si një perspektivë kohore për anëtarësim të vendeve të Ballkanit, përmbushja e kushteve nuk është megjithatë e përjashtuar. Bisedimet për anëtarësim janë proces, ka kujtuar Hahn, i cili na jep një levë të fortë për vendosjen e shtetit të së drejtës dhe ekonomisë së tregut në Ballkanin perëndimor. Di Welt kujton me këtë rast se vendeve të Ballkanit Perëndimor iu premtua anëtarësimi në 2003, por që nga jo kohë ka ndodhur shumë pak dhe BE dëshiron të përqendrohet më shumë në Ballkan në të ardhmen duke patur parasysh faktin që Moska, Pekini dhe Ankaraja fitojnë gjithnjë e më shumë terren.

Sicred