KRYEFAQJA » LAJME » Hahn për Maqedoninë dhe Greqinë

Hahn për Maqedoninë dhe Greqinë

Nëse marrëveshja e arritur me Greqinë nuk mbështetet në referendumin e 30 shtatorit, atëherë dyert e bashkimit europian do të jenë të mbylluar për dekada të tëra për Maqedoninë. – Nëse nuk shfrytëzohet kjo mundësi, jam i sigurt se dyert e BE-së do të mbyllen me dekada, pse jo edhe përgjithmonë, – u shpreh komisioneri europian për zgjerim Johanes Hahn në një intervistë për agjencinë maqedonase të lajmeve Mia. Hahn do të jetë të hënën e ardhshme në Shkup, ku përvecse do të marrë pjesë në aktivitetin Ditët e Medias që organizohet atje, do të takohet edhe me qytetarë të kryeqytetit ku do të flasë për ndikimin e amrrëveshjes me Greqinë si dhe rrugëtimin për në bashkimin Europian. Komisioneri europian gjithashtu u shpreh I bindur se nëse vendi ballkanik përmbush kushtet e vendosura për fillimin e bisedimet me Bashkimin Europian, këto të fundit kanë shumë mundësi të nisin në mesin e vitit të ardhshëm. Në intervistën e  tij për agjencinë Mia, komisioneri Hahn foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Sic është shprehur dhe më parë, ai tha se nuk përjashtohet mundësia se ‘ndryshimi i territoreve’ apo ‘korrigjimi të kufijve’, sic e citoi MIA,  të jenë pjesë e mozaikut përfundimtar. Por ai gjithashtu tha se zgjidhja duhet të kontribuojë në qëndrueshmërinë e rajonit, ndërsa theksoi se dy palët janë ndërkohë të vetëdijshme për shqetësimin e komunitetit ndërkombëtar. Në intervistën e tij për agjencinë MIA, Hahn e konsideroi arritjen zgjidhjes së mosmarrëveshjes mes këtyre dy vende të mundshme deri në mesin e vitit të ardhshëm.

Sicred