KRYEFAQJA » LAJME » Hahn: “Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë”
Hahn politikës maqedonase: Respektoni kushtetutën e vendit!

Hahn: “Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë”

Komisioneri evropian për zgjerimin Johanes Hahn në një letër dërguar kryeministrit shqiptar Edi Rama, jep sqarime lidhur me pyetjet e ngritura nga dy ministra, ai i Drejtësisë Petrit Vasili dhe ajo e Integrimit Klajda Gjosha, lidhur me Bordin e Menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që do të kryejë vëzhgimin e proçesit të rivlerësimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve shqiptarë.

Komisioneri Hahn, pasi përshkruan proçesin që çoi në ngritjen e OMN-së, thekson se Komisioni europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një marrëveshje administrative bashkëpunimi për ngritjen e OMN-së dhe është vendosur krijimi i një Bordi Menaxhimi, i përbërë nga përfaqësuesë të Komisionit evropan dhe SHBA-se, në mënyrë që OMN të kryejë funskionet e parashikuara në ligj.

“Bordi i Menaxhimit nuk është një organizëm mbi OMN-në, por pjesë themelore e saj, për të garantuar ecurinë administrative, bashkërendimin e aktorëve ndërkombëtarë të përfshirë, si bashkëbisedues të autoriteteve kompetente dhe mbikqyrës të aktivitetit të monitorimit, për të cilin janë emëruar profesionistë të nivelit të lartë nga Bordi i Menaxhimit”. Meqënëse pyetjet e ngritura nga anëtarë të qeverisë suaj ngrejnë dyshime mbi legjitimitetin e strukturave të OMN-së, jam i detyruar të kujtoj se Angazhimi i OMN-së është parashikuar nga Neni B i Aneksit të Kushtetutës së ndryshuar në korrik 2016; Kushtetuta e Shqipërisë parashikon qe vëzhguesit ndërkombëtarë të përfshihen në fazat e ndryshme të procesit dhe OMN-në e nën drejtimin e Komisionit evropian; Kushtetuta e Shqipërisë qartazi përcakton se OMN-ja pritet “të mbështesë procesin e rivlerësimit përmes monitorimit dhe mbikqyrjes të të gjithë proçesit të rivlerësimit” dhe se “duhet të drejtohet nga Komisioni europian”. Kushtetuta e Shqipërisë gjithashtu parashikon se OMN-ja përfshin partnerë në kuadër të proçesit të integrimit europian dhe bashkëpunimit euro-atlantik. Këta partnerë janë të përfaqësuar në Bord, shkruan zoti Han duke argumentuar se gjithëçka mbështetet në Kushtetuten e Shqipërisë.

Në përmbyllje, zoti Hahn thekson se Komisioni Evropian do të mbështesë proçesin dhe lehtësojë arritjen e objektivave të proçesit.

Sicred