KRYEFAQJA » LAJME » Hahn në Maqedoni për zgjidhjen e krizës
Hahn në Maqedoni për zgjidhjen e krizës
Foto ilustruese

Hahn në Maqedoni për zgjidhjen e krizës

Komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn, viziton Maqedoninë në një tentativë për të dhënë ndihmë në zgjidhjen e krizës politike që ka lënë Maqedoninë pa qeveri që prej zgjedhjeve të dhjetorit 2016. Ndërkohë grupi i quajtur “Për Maqedoninë e Bashkuar”, i cili është një grup që mbështet partinë e ish-kryeministrit, Nikola Gruevski, ka bërë thirrje për protesta para zyrës së misionit të BE në Shkup gjatë vizitës së komisionerit të BE-së. Drejtues të grupit janë shprehur se dëshirojnë që me anë të protestës t’i japin “një mesazh të qartë” komisionerit, për sa i përket formimit të qeverisë së re. Tre partitë shqiptare, të cilat kanë mbështetur liderin socialdemokrat, Zoran Zaev, për të formuar qeverinë e re, kanë kërkuar që gjuha shqipe të bëhet gjuha e dytë zytare. Ndërkohë drejtues të grupit “Për Maqedoninë e Bashkuar”, janë shprehur se bërja e shqipes gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e vendit, do të shkatërronte unitetin e Maqedonisë.

Sicred