KRYEFAQJA » LAJME » Komisioneri Hahn mbështet perspektivën europiane në Kosovës

Komisioneri Hahn mbështet perspektivën europiane në Kosovës

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn, ka mbështetur perspektivën europiane të Kosovës, gjatë një takimi të zhvilluar sot në Bruksel me ministren kosovare të Integrimit, Dhurata Hoxha. Hahn nuk ka lënë pa përmendur as rëndësinë e zbatimit të axhendës europiane të reformave si dhe atë të MSA-së. “Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është sukses yni i përbashkët, prandaj konsiderojmë se procesi duhet përshpejtuar për të vënë në fokus, përmbushjen e reformave. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të pëmbushë obligimet e MSA-së”, është shprehur ministrja kosovare gjatë takimit me komisionerin Hahn, ndërsa ka theksuar rëndësinë e procesit të liberalizimit të vizave dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve. Ministrja kosovare e integrimit ka kërkuar mbështetjen e komisionerit europian në fushën e zhvillimit ekonomik, sidomos përsa i përket ndihmës për sipërmarrësit e rinj, çka, sipas saj, do të ndikonte në shtimin e vendeve të punës.

Sicred