KRYEFAQJA » LAJME » Hahn këshillon opozitën të hyjë në parlament, të marri pjesë në zgjedhje dhe të kontribuojë për reformat
Hahn këshillon opozitën të hyjë në parlament, të marri pjesë në zgjedhje dhe të kontribuojë për reformat

Hahn këshillon opozitën të hyjë në parlament, të marri pjesë në zgjedhje dhe të kontribuojë për reformat

Komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn duket se i ka kërkuar kreut të opozitës së djathtë Lulzim Basha, që partia e tij ta vazhdojë debatin politik në parlament, të marri pjesë në zgjedhje dhe të kontribuojë në reformat thelbësore që janë në rend të ditës në Shqipëri. Pas takimit mes zotit Hahn me kreun e PD-së, zotin Basha në Maltë, Arta Tozaj e RTSH kontaktoi dhe me kabinetin e Komisionerit . “Komisioneri përsëriti se debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda parlamentit” tha zëdhënësja Maja Koçijançiç. “Bashkëpunimi i qeverisë dhe opozitës është vendimtar për ambicien e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Komisioneri përsëriti gjithashtu rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje” shtoi ajo. ”Është me rëndësi të madhe që të ruhet vazhdimësia parlamentare në një kohë kur reformat thelbësore janë në rendin e ditës së parlamentit, të tilla si ngritja e organeve të verifikimit për reformën në drejtësi dhe reforma zgjedhore, përfshirë ndjekjen e rekomandimeve të vëzhguesve zgjedhor të OSBE / ODIHR-it, të cilat janë të domosdoshme për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, më pas, këtë vit,” vijon qëndrimi i zyrës së zotit Hahn. “Siç ështe shprehur Komisioneri: Këto reforma janë vendimtare për Shqipërinë për të ecur përpara në rrugën e saj të integrimit në BE”, përfundon reagimi i Maja Koçijançiçit.
Lidhur me këtë takim zoti Basha shkruan në Fejsbuk se me Komisionerin e Zgjerimit Johannes Hahn, “diskutova gjerësisht për zhvillimet politike në vend dhe propozimin për krijimin e një qeverie teknike e cila do të sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme, duke zbatuar dekriminalizimin, duke luftuar krimin, drogën dhe paratë e pista që janë kërcënim i hapur ndaj votës së lirë”.

Sicred