KRYEFAQJA » LAJME » Hahn-Ballkani Perëndimor ka të drejtë të anëtarësohet

Hahn-Ballkani Perëndimor ka të drejtë të anëtarësohet

Komisioneri i zgjerimit Johanes Hahn është deklaruar me besim për mundësinë e çeljes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë vitin e ardhshëm. Në një intervistë për platformën Politiko, Hahn tha se është “shumë i bindur” se negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë mund të fillojnë vitin e ardhshëm, duke vënë në dukje se procesi i verifikimit të gatishmërisë së vendeve për negociata ka filluar tashmë. “Kjo është një punë shumë gjithëpërfshirëse dhe shpresoj se mund ta përfundojmë atë në një vit deri në 14 muaj”, citohet të ketë thënë Hahn në kontekstin e analizës së rajonit. Komisioneri europian është shprehur se “Qëllimi është të marrim dritën e gjelbër nga të gjitha shtetet anëtare të vitit të ardhshëm”. Administrat europiane që shprehet gjithnjë e më shumë për planet jashtëkontinentale mbi kontinentin dhe strukturën politike të tij, është deklaruar edhe përmes komisionerit Hahn e shqetësuar për atë që e ka quajtur “Kalë troje” të Kinës me investime në infrastrukturën e rajonit, siç është hekurudha në Mal të Zi. Në të njëjtën kohë, zyrtar i lartë i BE-se Hahn thotë se zgjerimi i nisur me 1989, më pas 2004 mund të quhet i arritur vetëm me anëtarësimin e 6 vendeve të ballkanit perëndimor. Duke vetëadresuar projektin e anëtarësimit të gjithë Ballkanit, Hahn është deklaruar se e sheh atë si mision historik, sidomos në kushtet kur përballja me synimet e kinës konsiderohet si një nga sfidat më të mëdha të Evropës “. Sfida e Europës lexohet edhe brenda saj kur Hahn në intervistë, përkundër pikëpamjes së Macron, tha se qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor “kanë të drejtë të bëhen anëtarë të dhe BE duhet përballet me një zgjedhje midis eksportimit të stabilitetit në rajon ose të paqëndrueshmërisë të importuar në bllok. Hahn është deklarua edhe një herë reformimi i BE-se që kërkon Macroni mund të ndodhë paralelisht kur vendet e Ballkanit Perëndimor zhvillojnë bisedime për anëtarësim.

Sicred