KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Praljak pi helmin në gjykatën e Hagës

Praljak pi helmin në gjykatën e Hagës

Një seancë dëgjimore apelimi, zhvilluar në gjykatën ndërkombëtare të Hagës për krime luftë në ish Jugosllavi, u ndërpre sot pasi një i pandehur piu atë që ai pretendoi se ishte helm, pak pasi dëgjoi vendimin. Është fjala për Sllovodan Praljak, një nga gjashtë liderët ushtarakë dhe politikë kroatë të Bosnjës që u paraqitën para trupës gjykuese. Ai ishte dënuar me 20 vjet burg në vitin 2013, për krime të kryera në qytetin e Mostarit. Pak sekonda pasi gjykata dha vendimin se dënimi i tij nuk do të ndryshohej, Praljak u ngrit në këmbë, duke bërtitur “Praljak nuk është kriminel”, dhe piu një lëng nga një shishe ngjyrë kafe, duke i thënë kryetarit të trupës gjykuese se kishte pirë helm. – Në rregull, – tha kryetari, – e Pezullojmë. Ju lutem, perdet. Mos e merrni shishen që përdori. Para se perdet të uleshin, në sallën e gjyqit mbizotëroi rrëmuja. Një ambulancë u pa më vonë të mbërrinte jashtë gjykatës, ndërsa ndërhyrja e shpejt hyri në godinë. Sllovodan Praljak ishte një nga gjashtë krerët ushtarakë dhe politikë të Bosnjës në pritje të gjykimit përfundimtar të apelimeve të tyre. Ish komandanti i shtabit të përgjithshëm të forcave mbrojtëse të kroatëve të Bosnjës, Praljak ishte dënuar për krime kundër njerëzimit. Ai u arrestua pasi nuk kishte bërë asnjë përpjekje për të ndalur ushtarët që kishin rrethuar muslimanët në Prozor në verën e vitit 1993. Praljak gjithashtu nuk kishte vepruar pasi ishte informuar se ishin planifikuar vrasje, sulme ndaj anëtareve të organizatave ndërkombëtare, dhe shkatërrim pronash në Mostarin Lindor.

Sicred