KRYEFAQJA » LAJME » Haga dënon me burgim të përjetshëm Mlladiçin
Haga dënon me burgim të përjetshëm Mlladiçin

Haga dënon me burgim të përjetshëm Mlladiçin

Gjykata ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për krimet në ish jugosllavi ka dënuar me burgim të përjetshëm, ish komandantin e serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladic, pasi e shpalli fajtor për genoncid gjatë luftës së viteve ’90 në Bosnjë. I njohur ndryshe edhe si kasapi i Bosnjës, Mlladiç u përball me 11 akuza, përfshi edhe krime kundër njerëzimit. Ai u dënua për masakrën e ndërmarrë ndaj rreth 8 mijë djemve dhe burrave boshnjakë në vitin 1995 në Serbrenicë si dhe për rrethimin e Sarajevës, ku më shumë se 10 mijë persona humbën jetën. 74 vjecari u largua nga salla e gjyqit pak para se të lexohej vendimi për të, pasi u bërtiti gjykatësve. Gjykata kishte hedhur poshtë një kërkesë të paraqitur nga avokati i Mlladic për moszhvillimin e seancës gjyqësore për shkak të gjendjes shëndetësore të klientit të tij. Në fillim të seancës, Mlladic u duk i qetë dhe i qeshur. Ndërkohë, jashtë godinës së gjykatës, u mblodhën demonstrues që denoncuan krimet e tij. Gjyqi ndaj Mlladic ka filluar që në vitin 2012. Çështja e tij është e fundit që shqyrtohet nga Gjykata Ndërkombëtare për krimet në ish Jugosllavi, ngritur në Hagë në vitin 1993.

Sicred