KRYEFAQJA » LAJME » Gykata e Lartë: Jo sekuestrimit të pasurisë së deputetit Peza
Gykata e Lartë: Jo sekuestrimit të pasurisë së deputetit Peza

Gykata e Lartë: Jo sekuestrimit të pasurisë së deputetit Peza

Gjykata e Lartë rrëzoi të hënën kërkesën e bërë nga prokuroria për sekuestrimin e pasurisë së deputetit socialist Alfred Peza. Trupa prej 5 gjyqtaresh në vendimin e saj nuk pranoi kërkesën e paraqitur nga prokuroria per krime të rënda. Sipas kësaj kërkese prokuroria pretendonte mbajtjen nën sekuestro të  pasurisë së deputetit Peza dhe bashkeshortes së tij. Shkresa drejtuar gjykatës erdhi pasi më parë u bë edhe akt-ekspertimi i të ardhurave të familjes Peza ndër vite. Nga ky veprim rezultoi se ato nuk korrespondojnë me të ardhurat e deklaruara prej deputetit dhe bashkëshortes së tij. Këtu sipas prokurorisë nisën dhe dyshimet se deputeti Peza ka fshehur pasurinë. Pak muaj më parë, me iniciativë të saj Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet ndaj deputetit Alfred Peza për akuzën e “fshehjes së pasurisë” dhe “pastrimit të parave” në bashkëpunim. Hetimi nisi pas publikimit në media të disa të dhënave, sipas të cilave deputeti kishte blerë aksione në një bankë të nivelit të dytë me vlere rreth 1.1 mld lekë.

Sicred