KRYEFAQJA » LAJME » Guvernatori Sejko: Nisma e “deeuroizimit” nuk kërcënon kursimet apo kreditë
Guvernatori Sejko: Nisma e “deeuroizimit” nuk kërcënon kursimet apo kreditë

Guvernatori Sejko: Nisma e “deeuroizimit” nuk kërcënon kursimet apo kreditë

Paketa e masave të Bankës së Shqipërisë për uljen e përdorimit të euros në ekonomi, e njohur ndryshe si nisma e “deeuroizimit”, nuk cënon kursimet e qytetarëve apo kreditë që ata kanë në monedhën europiane. Deklarata është bërë nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Ai i dha përgjigje edhe shqetësimit të ngritur nga bizneset, se nisma për uljen e përdorimit të euros mund të zhvlerësoje këtë monedhë, duke cënuar fitimet e tyre.
Guvernatori ritheksoi se synimi kryesor i kësaj pakete masash është nxitja e përdorimit të lekut përmes sistemit bankar.
Por nëse nisma nuk prodhon këtë efekt, Banka e Shqipërisë ka edhe një plan të dytë, i cili parashikon të ndalojë shit-blerjet e mëdha në euro.
Aktualisht sipas Bankës së Shqipërisë dhe FMN, euro zë 35 përqind të përdorimit në qarkullimin monetar në Shqipëri çka nënkuton se përdorimi i monedhës europiane është 10 përqind mbi nivelin optimal. Por nese FMN llogarit se kostot nga përdorimi i lartë i euros në vendin tonë në një vit arrijnë 45 mln euro, Banka e Shqipërisë e ka të vështirë të jap një shifër.

 

 

Sicred