KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Guterres: Të bashkohemi për zgjidhjen e “problemeve të tmerrshme”
Guterres: Të bashkohemi për zgjidhjen e “problemeve të tmerrshme”

Guterres: Të bashkohemi për zgjidhjen e “problemeve të tmerrshme”

Sekretari i ri i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se “nuk mund të bëjë mrekulli”, por megjithatë ka paraqitur ambicje të mëdha: ai dëshiron ta ndryshoje këtë trupë globale dhe të arrijë që të 193 shtetet anëtare të bashkohen për zgjidhjen e “problemeve të tmerrshme” me të cilat ballafaqohet bota. Duke folur në ditën e parë të punës në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, si sekretar i përgjithshëm i OKB-së, zoti Guterres tha se konfliktet po shtohen, ato janë të ndërlidhura dhe kanë shkaktuar “terrorizëm global”. Sipas tij, ekziston nje shkelje masive e të drejtave të njeriut dhe pabarazi në rritje, gje që shkakton revoltë, zemërim dhe jostabilitet. Antonio Guterres, ish-kryeministër i Portugalisë dhe shef i Agjencise për refugjatët e OKB-së, ka zëvendësuar sekretarin e deritashëm Ban Ki-moon, i cili la detyren me 31 dhjetor.

Sicred