KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Guatemala do të lëvizi ambasadën në Jeruzalem

Guatemala do të lëvizi ambasadën në Jeruzalem

Presidenti i Guatemalës Xhimi Morales ka urdhëruar lëvizjen e ambsadës së vendit të tij nga Tel Avivi në Jerzualem. Në një postim në rrjetin social Facebook, zoti Morales u shpreh se vendimi ishte marrë pasi kishte folur me kryeministrin e Izraelit. Guatemala ishte një nga nëntë vendet që votuan kundër rezolutës së OKB-së përmes së cilës i kërkohej SHBA të kthente vendimin e saj për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.
Presidenti amerikan Donald Tramp ka kërcënuar ndërkohë se do të ndërprese të gjitha ndihmat për kombet që votuan kundër SHBA-ve. Amerika është një nga donatorët më të mëdhej të Guatemalës. Përveç lajmit për lëvizjen e ambasadës nga Telavivi në Jeruzalem, presidenti Morales bëri të ditur se për një kohë të gjatë ka qenë një aleat i Izraelit.
Statusi i Jeruzalemit është edhe zemra e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës. Gjatë luftës rajonale të vitit 1967, Izraeli pushtoi pjesën lindore të qytetit, që më parë ishte pushtuar nga Jordania, dhe që atëherë e ka konsideruar të gjithë qytetin si kryeqytet të pandashëm të tij.
Palestinezët ndërkohë e konsiderojnë Jeruzalemin Lindor si kryeqytetin e një shteti të ardhshëm të tyre dhe statusi final i tij do të diskutohej gjatë fazave të mënvonshme të bisedimeve për paqe. Sovraniteti i Izraelit mbi Jeruzalemin nuk është njohur asnjëherë ndërkombëtarisht dhe të gjitha vendet aktualisht i kanë ambasadat në Tel Aviv. Presidenti Tramp ka urdhëruar ndërkohë departamentin e shtetit që të fillojë punën për të zhvendosur ambasadën amerikane në Jeruzalem.

Sicred