KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Guatemala, 69 viktima nga vullkani Fuego
Guatemala, 267 viktima nga vullkani Fuego

Guatemala, 69 viktima nga vullkani Fuego

Ka shkuar në 69 numri i viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të vullkanit Fuego në Guatemalë. Ushtria po ndihmon forcat zjarrëfikëse në kërkimin e të humburve, pasi copat e mbinxehura të shkëmbinjve, hirit dhe baltës shkatërran fshatra të tëra. Mijëra persona janë akomoduar në vend-strehime të përkohshme. Ekspertët e vullkanëve kanë bërë të ditur se shpërthimi ka pushuar për momentin. Sipas tyre, ka rënë energjia e vullkanit, shpërthimi i të cilit shkaktoi që rrjedhat piroklastike, të cilat janë përzierje të gazit shumë të nxjehtë dhe materies vullkanike, të zbrisnin me shpejtësi nga shpatet e vullkanit drejt komuniteteve si ai i El Rodeos apo San Migel Los Lotes.

Sicred