KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Guatemala, 267 viktima nga vullkani Fuego
Guatemala, 267 viktima nga vullkani Fuego

Guatemala, 267 viktima nga vullkani Fuego

Të paktën 192 persona vijojnë të jenë të humbur dhe 75 të tjerë janë konfirmuar se kanë humbur jetën si rezultat i shpërthimit të vullkanit Fuego në Guatemalë. Fshatrat që ndodhen mbi shpatet e vullkanit janë mbuluar plotësisht nga balta dhe hiri vullkanik. Operacioni i kërkim-shpëtimit u ndërpre të martën pas një shpërthimi të ri të vullkanit, ç’ka lëshoi gaz të nxehtë dhe copa shkëmbinjësh në pjesën jugore të tij. Shpërthimi i djeshëm ishte i papritur, pasi ekspertët e vullkaneve u shprehën më parë se për të paktën disa ditë të tjera, nuk pritej ndonjë aktivitet i tillë. Më shumë se 1.7 milionë persona janë prekur nga shpërthimi i të dielës dhe rreth 3 mijë persona janë evakuar nga banesat e tyre.

Sicred