KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Grushti i shtetit-13 gazetarë të Xhumhuriet dënohen me burg në Turqi

Grushti i shtetit-13 gazetarë të Xhumhuriet dënohen me burg në Turqi

Një gjykatë turke ka dënuar me burg 13 gazetarë mbi bazën e akuzave të terrorizmit, një rast ky që ka shkaktuar zemërim botëror për lirinë e shtypit. Gazetarët ishin punonjës së gazetës Xhumhuriet, e cila njihjet për linjën editoriale kundër qeverisë turke. Tre gazetarë që u paraqitën para gjykatës u shpallën të pafajshëm, ndërsa trembëdhjetë të tjerët që u dënuan janë aktualisht të lirë në pritje të apelit. Gazetarët u arrestuan si pjesë e kundërpërgjigjes shtetërore ndaj grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016. Autoritetet turke akuzojnë stafin e Xhumhuriet se mbështet grupe që etiketohen si organizata terroriste, përfshi Partinë e Punëtorëve të Kurdinstanit, Frontin Revolucionar të Clirimit të Popullit si dhe klerikun Fetullah Gylen, të cilin Ankaraja e akuzon si orkestruesin e grushtit të dështuar të shtetit. Aktualisht zoti Gylen ndodhet në azil në SHBA, dhe autoritetet amerikane ka refuzuar ta ekstradojnë atë në Turqi. Më shumë se 50 mijë persona janë arrestuar dhe rreth 150 mijë të tjerë janë pushuar ose pezulluar nga puna pas grushtit të shtetit. Mes tyre gazetarë, policë, ushtarakë, mësues apo edhe punonjës të administratës.

Sicred