KRYEFAQJA » LAJME » Grupi PS-së do mbështesë kandidaturën e Metës për President
PS mbledh asamblenë

Grupi PS-së do mbështesë kandidaturën e Metës për President

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, në mënyrë unanime miraton mbështetjen e kandidaturës së Ilir Metës, për President. Edi Rama mbërriti herët në mëngjes në selinë e partisë që drejton, ndërsa mbledhja e grupit nisi në orën 10:00 për të zgjatur rreth 40 minuta. Sikurse për çdo vendimarrje të rëndësishme, kryetari i PS-së Rama i kërkoi deputetëve të tij, pjesmarrje të plotë, në seancën e orës 17:00, në raundin e 4-ët të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri. Ilir Meta dhe Petrit Vasili, ishin kandidaturat e LSI-së për postin e presidentit, ndërsa socialistët në unanimitet kanë vendosur të votojnë Ilir Meten. Do të jetë komisioni i ligjeve që do shqyrtoje në orën 15:00 kandidaturat e propozuara, të cilat më pas do ti kalojnë seancës plenare. Ky është raundi i 4-ët për zgjedhjen e Presidentit, pasi 3 të parët janë djegur dhe nuk kanë patur asnjë kandidaturë. Kushtetuta parashikon vetëm 71 vota si të nevojshme për të zgjedhur presidentin e ri.

Sicred