KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Grupi i studentëve braktis fjalën e zëvendës presidentit amerikan Majk Pens
Grupi i studentëve, braktis fjalën e zëvendës presidentit, amerikan, Majk Pens, bota

Grupi i studentëve braktis fjalën e zëvendës presidentit amerikan Majk Pens

Disa dhjetëra studentë dhe familjarë të tyre braktisën një ceremoni në Universitetin Notre Dame në shtetin Indiana, kur nënpresidenti amerikan, Majk Pens, nisi fjalimin. Studentet qe e shprehen ne kete menyre kundershtimin ishin pjese e mijëra të diplomoarve dhe të ftuarve në stadiumin e futbollit të universitetit. Ata u ngritën në heshtje kur ish-guvernatori i Indianas, sot zevendes presidenti i shteteve te bashkuara, nisi fjalimin. Organizatorët e protestës thanë se donin të shprehnin kundërshtimin ndaj politikave të administratës amerikane, përfshirë një propozim të presidentit Donald Tramp për t’u pezulluar hyrjen në SHBA vizitorëve dhe emigrantëve nga vendet me shumicë myslimane. Zoti Pens mori duartrokitje gjate fjales se tij, kur tha se presidenti Tramp ka folur kundër perndjekjes fetare të njerëzve të të gjitha besimeve gjatë një fjalimi në Arabinë Saudite.

Sicred