KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Grupi F, kryeson Meksika
Sociaologët: Futbolli po rrit socializimin dhe pozivitetin

Grupi F, kryeson Meksika

Takimi i dytë i së shtunës ka qenë ai i vlefshëm për grupin F, midis Koresë së Jugut dhe Meksikës. Amerikanoqendrorët erdhën në këtë sfidë pasi kishin shtangur në ndeshjen e parë kampionen e botës, Gjermaninë, duke e mundur me një gol të vetëm, ndërsa aziatikët pasi ishin mundur gjithashtu minimalisht përballë Suedisë.

Përkundër pritshmërive, janë koreanojugorët që e nisin më mirë ndeshjen dhe kanë disa raste për shënim, por pa e gjetur dot rrugën e rrjetës, herë për faj të tyre, për shkak të pasaktësisht në finalizim, dhe herë për meritë të mbrojtjes apo portierit meksikan, Oçoa. Dhe paaftësia për të shënuar e azitatikëve ndëshkohet nga Meksika në minutën e 26-të, kur një prekje e topit brenda zonës, çon në atë që ishte, deri në atë moment, 11-metërshi i 14-të i këtij Botërori. Karlos Vela nuk gabon dhe meksikanët kryesojnë 1-0. Meksika do të kërkojë të përfitojë nga goli i shënuar, për ta dyfishuar epërsinë, por pa rezultat, ashtu sikundër edhe koreanojugorët nuk do të arrijnë të finalizojnë siç duhet.

Pjesa e parë do të mbyllet me një tjetër rast për amerikanoqendrorët, ndërsa e dyta do të karakterizohet nga një epërsi e lehtë e Meksikës, që sidoqoftë luan hapur, duke e lejuar Korenë e Jugut të rrezikojë herë pas here. Të dyja skuadrat i kanë patur rastet e tyre, por ajo që do të tregohet më e saktë është Meksika, që do të dyfishojë epërsinë në minutën e 66-të, me anë të Hernandezit.  Pavarsisht rasteve për shënim që të dyja skuadrat kanë patur në minutat e mbetura dhe ato shtesë, Meksika fiton 2-0 dhe është një hap pranë vendit në turin tjetër të këtij Botërori.

Sicred