KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Grupi F, aty ku luhet gjithçka për gjithshçka
Grupi F, aty ku luhet gjithçka për gjithshçka

Grupi F, aty ku luhet gjithçka për gjithshçka

Pas 4 grupeve të para, sot pasdite zbret në fushë edhe grupi F, me dy takimet e tij të fundit, që luhen duke nisur në të njëjtën kohë, në ora 16:00.
Gjermania ndeshet me Korenë e Jugut, në një sfidë vendimtare ku trajneri i kampionëve në fuqi të botës, Joakim Lëv, thotë se skuadra e ka vetë në dorë fatin e saj në këtë Botëror. “Unë jam i ndërgjegjshëm për rrethanat, sepse ne duhet të fitojmë, mundësisht me dy gola epërsi dhe ky është synimi ynë. Ajo që është e rëndësishme është që të luajmë si skuadër dhe, në fund të ndeshjes, do të shohim se çfarë ka ndodhur në takimin tjetër. Megjithatë, ne jemi zotër të fatit tonë në këtë Botëror” tha Lëv.
Ai ka vlerësuar edhe reagimin e lojtarëve që nuk e bindën ose nuk luajtën fare ndaj Suedisë. “Ata që e njohin Tomas Mylerin e dinë që, edhe pas një apo dy ndeshjesh të dobëta, ai gjithmonë mban një qëndrim pozitiv, sepse kërkon të bëjë më mirë. Prandaj Myleri është një lojtar me të vërtetë i rëndësishëm për ne. Po kështu, gjatë stërvitjes pas ndeshjes me Suedinën, Mesut Ozilli ka reaguar shumë mirë dhe kjo është ajo që unë prisja. Kjo vlen edhe për të tjerët që nuk luajtën, siç ishte Sami Khedira. Ata që nuk luajtën, janë padyshim të gatshëm për ndeshjen me Korenë e Jugut” tha Lëv.
Ndërkaq, në takimin tjetër të grupit F, Meksika përballet me Suedinë, në një sfidë i ka në lojë të 3 rezultatet. Për këtë arsye, lojtari më i spikatur i meksikanëve, Havier Hernandez, deklaroi se, përtej dy fitoreve, skuadra e tij ende nuk është kualifikuar, çka e bën ndeshjen me Suedinë, një betejë për jetë a vdekje. Në këtë grup, të 4 skuadrat kanë shanse matematikore për kualifikim.

Sicred