KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Grupi E, Brazili dhe Zvicra kalojnë në turin tjetër
Përmbledhje Serbi vs Brazil 27 Qershor 2018

Grupi E, Brazili dhe Zvicra kalojnë në turin tjetër

Ashtu sikurse ishte parashikuar në Grupin E, Brazili dhe Zvicra kanë kaluar në turin tjetër, por u është dashur të djersitin shumë.
Kombëtarja braziliane e udhëhequr nga ylli i saj Nejmar kanë mundur Serbinë e cila u tregua kafshatë disi e vështirë.
Goli parë u shënuan nga Paulinho në minutën e 34-ët ndërsa në fund të pjesës së dytë Thiago Silva i cili më parë kishte shpëtuar portën nga një gol i sigurtë, goditi fort me kokë një top të krosuar nga Neymari.
Në takimin tjetër të Grupit E, Zvicra barazoi me Kosta Rikën 2-2. Për Zvicrën shënoi shqiptari Xhemali dhe Dërmiç, ndërsa për Kosta Rikën Waston dhe Sommer në një autogol.
Brazili pritet që raundin tjetër të përballet me Meksikën ndërsa Zvicra me Suedinë.

Sicred