KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Grupi D, Nigeri – Argjentinë, një duel për “jetë a vdekje”
Grupi D, Nigeri - Argjentinë, një duel për "jetë a vdekje"

Grupi D, Nigeri – Argjentinë, një duel për “jetë a vdekje”

“Ndaj Nigerisë do të shikoni versionin më të mirë të Argjentinës në këtë Botëror.” Kjo është garancia që ka dhënë trajneri i amerikanolatinëve, Horhe Sampaoli, duke folur në prag të ndeshjeve të sotme, kur dy herë kampionët e botës kanë vetëm një alternativë, fitoren ndaj Nigerisë, nëse synojnë të mbeten në “Rusi 2018”. “Argjentina duht të luajë me zemrën në fushë dhe kjo është ajo që unë po mundohem t’u përcjell lojtarëve dhe opinionin, – tha trajneri. – Dua një skuadër që do të synojë kualifikimin që nga goditja e parë e topit dhe jam i bindur që ndeshja me Nigerinë është pika jonë e kthesës.”

Megjithatë, amerikanolatinët do të kenë përballë afrikanët e vendosur për të synuar kualifikimin, pavarsisht se kjo do të nënkuptonte eliminimin e një ylli si Lionel Mesi. “Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, që unë e admiroj, por edhe lojtarët e admirojnë, por çështja që qëndron para nesh nuk është nëse ky është Botërori i fundit i Mesit, por nëse Nigeria do të kualifikohet për më tej”, – ka thënë trajneri i përfaqësueses nigeriane, Gernot Rohr. – “Ne nuk jemi këtu që ta shohim atë sesi luan futboll, por jemi këtu për të marrë një rezultat pozitiv për skuadrën tonë, sepse jemi profesionistë.”

Afrikanët kualifikohen me një barazim, por kjo do të varet edhe nga rezultati i sfidës tjetër, ku Kroacia e kualifikuar edhe matematikisht, do të përballet me Islandën, që nga ana e saj shpreson pikërisht tek matematika për t’u kualifikuar. Por trajneri kroat, Zllatko Daliç ka theksuar se skuadra e tij hyn në këtë ndeshje për të fituar e si etalon të saj ka atë Kroaci të artë të 1998-ës, që u rendit e 3-ta në botë.

Sicred