KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Grupi C, Australia me veshët tek Francë – Danimarkë
Grupi C, Australia me veshët tek Francë - Danimarkë

Grupi C, Australia me veshët tek Francë – Danimarkë

Sot pasdite luhen ndeshjet e fundit në grupin C dhe Franca përballet me Danimarkën, por trajneri Didie Dëshomp ka këmbëngulur se skuadra e tij nuk do t’i bëjë lëshim nordikëve, që kualifikohen me një barazim. “Nuk e mendoj kurrë që t’i them skuadrës sime të luaj për një barazim, ka thënë trajneri i skuadrës franceze. “Ne do të luajmë për fitore dhe mendoj që edhe Danimarka do të luajë për një fitore, – ka vijuar. – Kjo nuk do të thotë se ndeshja nuk do të përfundojë në një barazim që u shkon për shtat të dyja skuadrave. Kjo është e mundur, por unë dua që skuadra ime të futet në fushë pa patur as më të voglin dyshim se duhet të bëjë gjithçka mundet për fitoren.”
Ndërkaq, trajneri norvegjez i Danimarkës, Age Hareide, tha se skuadra e tij do të luftojë për fitore dhe nuk do t’i jepet joshjes së rrezikshme për të pranuar një barazim. “E di që një pikë e vetme do të na mjaftojë, por kjo nuk është mënyra e duhur për ta nisur një ndeshje”, tha ai, duke shtuar: “Nëse ia fut këtë ide në kokë lojtarëve, kjo do ta plogështojë skuadrën dhe kjo nuk është gjë e mirë. Unë pres një ndeshje të fortë përballë Francës. Skuadra ka punuar mirë për dy ndeshjet e para dhe, ndonëse nuk kemi qenë në nivelin tonë më të mirë, ne kemi marrë pikët dhe prandaj nuk mund t’ju kërkoj më tepër lojtarëve.”
Edhe Australia e ka një shpresë të vaktë për kualifikim në këtë grup, por skuadra e trajnerit holandez, Bert Van Marvijk, duhet të mundë Perunë dhe të shpresojë që Danimarka të mundet nga Franca. I pyetur në prag të kësaj sfide se ku qëndronte problemi i skuadrës së tij, 65-vjeçari u përgjigj se Australia duhet të shënojë më tepër.

Sicred