KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Grupet e të drejtave të njeriut për samitin e Manilës
samiti , Manila

Grupet e të drejtave të njeriut për samitin e Manilës

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte do të presë liderët botërorë në Manila këtë të dielë, duke shpresuar që prezenca e tyre do të qetësojë kritikat e ndërkombëtarëve mbi luftën e tij ndaj drogës, për të cilën grupet e të drejtave të njeriut thonë se është një krim kundër njerëzimit. Presidenti amerikan donaldt Tramp do të jetë mes 19 liderëve dhe krerëve të Kombeve të Bshkuara dhe Bashkimit Europian që do të marrin pjesë në samitin e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore që do të zhvillohet në Manila. Por grupet e të drejtave të njeriut kanë shprehur alarmin e tyre se Tramp dhe shumë nga liderët e tjerë mund të mbështesin ose të mos flasin përballë sundimit të dhunshëm të Dutetertes, si pasojë e të cilit mijëra filipinas kanë humbur jetën. – Duterte do të gëzojë heshtjen e liderëve të Azisë Lindore në lidhje me luftën e tij vdekjeprurës, – u shpreh për AFP-në zëvendësdrejtori i grupit të të drejtave të njeriut për Azinë. – Ne mund të presim që liderët e Asizë lindore të mbyllin sytë para vrasjes së mijëra filipinasve gjatë gjashtëmbëdhjetë muajve të fundit, – vijoi ai. Duerte fitoi zgjedhjet e fundit presidenciale në Filipine pasi premtoi se do të crrenjoste trafikun e narkotikëve, por qëkur mori detyrën, policia ka raportuar se ka vrarë rreth 4 mijë eprsona në këtë lëvizje. Ndërsa 2290 të tjerë janë vrarë në krime që kanë lidhje me narkotikët, ndërsa mijëra raste të tjera vrasjes kanë mbetur akoma të pazgjidhura. Shuma qyttetarë e mbështesin Duterten pasi besojnë se po merr masat e duhura për të luftuar krimin. Por grupet e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se ai po orkestron një kr8im kundër njerëzimit. Amnesty International e akuzon policinë se ka vrarë njerëz të pambrojtur dhe se ka paguar vrasës për të eliminuar persona të varur nga droga.

Sicred