KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Fillon ofensiva në Raua të Irakut
Fillon ofensiva, në Raua, të Irakut

Fillon ofensiva në Raua të Irakut

Forcat irakiane kanë filluar një ofensivë për të cliruar Rauan, qyteti i fundit që kontrollohet nga i ashtuquajturi grupi terrorist i shtetit islamik. Ky qytet është akoma nën kthetrat e kontrollit të militantëve, pasi ata pësuan disfatë dhe u tërhoqën nga qyteti Al-Kaim javën e shkuar. Ndërkohë, bastioni i fundit urban i grupit terrorrist në Siri, Albu Kamal, u çlirua dy ditë më parë. Nëse ushtria irakiane shënon fitore në këtë ofensive e cila filloi sot në Raua, grupi xhihadist do të pësonte disfatënn e fundit dhe përfundimtare në Irak. Komanda e Operacioneve të përbashkëta bëri të ditur se dy divizione të këmbësorisë dhe forcat e fiseve suni, po mbështeten nga avionë luftarakë në ofensivën e tyre. Raua është një nga qytetet në kufirin mes Irakut dhe Sirisë, të cilin shteti islamik e ka përdorur për të transferuar luftëtarë, armë dhe mallra mes dy vendeve. Deri tani, shtetit islamik ka humbur 95 përqind të territorit që kontrollonte në Irak dhe më shumë se 4.4 milionë banorë janë cliruar nga sundimi i tij.

Sicred