KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Gruevski me avionin e Orban, zbulohet skema si u ‘rrëmbye’ Gruevski nga Serbia

Gruevski me avionin e Orban, zbulohet skema si u ‘rrëmbye’ Gruevski nga Serbia

Shtohen dyshimet se qeveria e kryeministrit hungarez, Vikor Orban, ka ndihmuar në arratisjen ilegale të Gruevskit nga Maqedonia. Në këtë mënyrë, qeveria e Hungarisë jo vetëm që ka shkelur ligjin hungarez për azilin, por ndoshta edhe kushtetutën e ndryshuar para pak kohësh, sipas së cilës ndalohet imigrimi i njerëzve që u përkasin “popujve të huaj”. Për këtë arsye deputeti hungarez, Akos Hadhazy, ka ngritur në Budapest padi (15.11.2018) kundër palës së panjohur. DW i referohet informacioneve të policisë shqiptare dhe malazeze, të cilat i konfirmoi pjesërisht të enjten (15.11.2018) në Budapest. Edhe ministri i kancelarisë së kryeministrit, Gergely Gulyas, ish-kryeministri i Maqedonisë, Gruevski, kishte shfaqur qysh fundjavën e kaluar dëshirën për azil, në ambasadën e Hungarisë në Tiranë. Të dielën (11.11.) qe nisur me makinë diplomatike në Hungari. Pasaporta e Gruevskit ishte marrë peng vitin e kaluar nga policia e Maqedonisë.

Për Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi nuk i ishte dashur pasaportë, por për vendet e BE-së po. Sipas informacioneve që DW-ja i mori nga policia malazeze, të dielën, pak pas orës 7 të mbrëmjes, Gruevski kishte hyrë në Mal të Zi nga pika kufitare Bozaj. Ai shoqërohej nga dy diplomatët hungarezë të stacionuar në Tiranë, Antal Kulcsar, dhe Csaba Varfalvai. Pasi ndërroi makinën në Podgoricë, kishte vazhduar nëpër Mal të Zi në drejtim të pikës kufitare me Serbinë, Dobrakovo, i shoqëruar nga diplomatët hungarezë të stacionuar në Mal të Zi, Zoltán Csaszar dhe Csaba Felegyhezi. Nga pala serbe nuk ka ende të dhëna se kur dhe si u nis Gruevski për Hungari. Siç bën të ditur, të martën (13.11) nëpërmjet profilit të vet në Facebook, Nikola Gruevski, në këtë moment ndodhej në Hungari. Por sipas portalit investigues hungarez, Atlatszo, ka mundësi që Gruevski, të jetë nisur të mërkurën për në Hungari, me një avion privat që përdoret shumë shpesh edhe nga vetë Orbani dhe biznesmenët e afërt me të.

Të mërkurën, ky avion i tipit, Jet, qe ngritur për herë të parë pas disa javësh pushimi nga vendparkimi i tij në aeroportin e Vjenës. Itinerari: Vjenë-Budapest-Beograd-Budapest. Që atëherë avioni Jet ndodhet në aeroportin Ferihegy në Budapest. Atlatszo spekulon se Gruevski me këtë, Jet, është dërguar në Budapest. Ndërsa mesazhi i kryeministrit maqedonas të martën kishte pasur si synim të fshihte gjurmët.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com