KRYEFAQJA » LAJME » Gripi sezonal, mjekët këshillojnë vaksinimin

Gripi sezonal, mjekët këshillojnë vaksinimin

Në qytetin bregdetar të Durrësit është regjistruar i prekuri i parë me virusin AH1N1.

Pacienti është një 60-vjeçar, i cili ndodhet prej 3 ditësh në repartin e Reanimacionit të Kirurgjisë dhe gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë.

Ndërsa në spitalin e Sanatoriumit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë kanë humbur jetën katër persona si pasojë e virusit të gripit AH1N1.

Viktima e fundit e prekur nga AH1N1 ishte një e moshuar nga Shkodra, ndërsa tre rastet e tjera ishin një nga Tirana dhe dy nga Elbasani.

Mjekët thonë se nuk ka vend për panik dhe këshillojnë vaksinimin e popullatës.

Sicred