KRYEFAQJA » LAJME » Futbolli i femrave, Grima shpall listën për sfidat me Poloninë dhe Bjellorusinë
Futboll, kombëtarja kuqezi e femrave, përgatitet për paraeliminatoret e Evropianit

Futbolli i femrave, Grima shpall listën për sfidat me Poloninë dhe Bjellorusinë

Shqipëria e futbollit të femrave përgatitet për dy takimet e radhës në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit dhe trajneri Armir Grima është i ndërgjegjshëm për vështirësitë që paraqesin kundërshtaret. Për trajnerin kuqezi, çdo ndeshjen është një sfidë më vete.

Lista e futbollisteve që Grima ka grumbulluar për këto dy ndeshje është me një mesatare të re moshe dhe për trajnerin shkodran, ky është një ogur i mirë.

Kombëtarja kuqezi e futbollit të femrave i ka humbur të 5 ndeshjet e deritanishme, të luajtura në kuadër të grupit B të këtyre Eliminatoreve.