KRYEFAQJA » LAJME » Grevë greke në Kakavijë dhe Kapshticë, lejohen vetëm këmbësorët

Grevë greke në Kakavijë dhe Kapshticë, lejohen vetëm këmbësorët

Policia Greke njoftoi një ditë më parë se për shkak të një greve që do të zhvillohet do të mbyllet dogana e Kakavijës, duke filluar nga ora 07:00 e mëngjesit të së enjtes deri të premten në orën 07:00. Ndërsa në doganën e Kapshticës, greva 24 orëshe ka nisur nga mesnata e së enjtes. Si pasojë e kësaj greve është bllokuar vetëm qarkullimi i automjeteve drejt Greqisë dhe anasjelltas. Kalimi po lejohet vetëm për këmbësorët. Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë të anulojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikat e Kalimit Kufitar duke sjellë keqkuptime.

Sicred