KRYEFAQJA » LAJME » Greva e sindikatave greke, bllokohen pikat e kalimit doganor

Greva e sindikatave greke, bllokohen pikat e kalimit doganor

Nga ora 07.00 e mëngjesit të sotëm e për 24 orë, në tri doganat që na lidhin me Greqinë, Kapshticë, Kakavijë e Tri Urat do qarkullojnë vetëm këmbësorët dhe automjetet e emergjencave shëndetësore. Agjencitë e transportit të udhëtarëve si dhe në rastet e tjera të grevave, kanë gjetur mënyrën për t’u shërbyer klientëve të tyre. Ata i sjellin pasagjerët deri në doganën shqiptare, e pas proçedurave si këmbësore, në anën tjetër të kufirit i presin autobuzë të tjerë. Greva në Greqi, shtrihet në shumë sektorë në shenjë proteste ndaj masave shtrënguese ekonomike të Cipra.

Sicred