KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Greva e punonjësve të hekurudhes franceze, provë force për Macron

Greva e punonjësve të hekurudhes franceze, provë force për Macron

Greva e punonjësve të hekurudhës franceze kundër reformës hekurudhore po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Kjo mund të jetë e rrezikshme për Presidentin Emmanuel Macron dhe kursin e tij të reformave. Reformën në fushën e tregut të punës dhe të arsimit Macroni e realizoi me shpejtësi. Por tani ai po ndesh në vështirësi me reformimin e sipërmarrjes franceze të hekurudhave SNCF. Me grevën punonjesit e hekurudhave duan të protestojnë kundër reformës të nisur nga presidenti francez, Macron. Sindikalistët janë organizuar mirë dhe ata duan të luftojnë për të drejtat e tyre me të gjitha mjetet. Punonjësit e hekurudhave kanë luftuar për dekada për të marrë privilegje të caktuara. Trenistët si puna mund të dalin në pension pesë vjet para se të mbushin moshën e pensionit, dhe mund të udhëtojnë me tren falas në gjithë vendin. Presidenti francez kërkon t’ua heqë trenistëve këto privilegje. Sepse ndërmarrja e hekurudhave është futur në borxhe të mëdha. Deri tani Macroni ka zbatuar dy reforma, një në fushën e tregut të punës dhe tjetrën në atë të arsimit. Shumë të tjera pritet të vijojnë dhe Macroni mundohet t’u mbushë mendjen francezëve të marrin anën e tij. “Pasagjerët vuajnë nga greva e trenave. Ata punojnë me orar të shkurtuar dhe mund të ndodhë që për shkak të grevës sipërmarrja e hekurudhave të falimentojë. Ne duhet të bëjmë punë sqaruese dhe unë dua të bëj të qartë një gjë: ne do ta zbatojmë reformën, sepse ne duhet ta bëjmë këtë reformë.” – ka thene Macron.

Sicred