KRYEFAQJA » LAJME » Greva e opozitës hyn në ditën e tretë
Greva e opozitës hynë ditën e tretë

Greva e opozitës hyn në ditën e tretë

Protesta e opozitës së djathtë shqiptare ka hyrë në ditën e saj të tretë. Kreu i saj Lulzim Basha vazhdon të këmbënguli se protesta do të marri fund vetëm kur kryeministri Rama të japi dorëheqje, në vend të krijohet një qeveri teknike që do ta çojë vendin në mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme më 18 qershor. Ndërkaq opozita ka shkuar më tej në qëndrimin e saj. Ajo pritet të bojkotojë pjesmarrjen në parlament derisa të plotësohen kërkesat e saj. “PD ka marrë një vendim dje, PD dhe grupi parlamentar do zhvillojnë aktivitetin parlamentar këtu në sheshin e lirisë. Ta harrojnë se mund të përdorin të njëjtat truke si paraardhësit”, tha me këtë rast zoti Basha.
Nga ana e tij zoti Rama e ka quajtur qesharake kërkesën e opozitës. Ai ka deklaruar se nuk ka ndër mend të hedhi një hap të tillë dhe se qeveria e tij do të kërkojë një mandat të dytë në zgjedhjet e 18 qershorit.
Situata paraditen e së hënës tek tenda e grevistëve është e qetë. Po sot në 26 vjetorin e rrërzimit të bustit të ish diktatorit komunist Enver Hoxha, ditë që solli fillimin e rënies së regjimit të fundit komunist në Europën Lindore, parashikohet që protesta të ketë dimensione të reja. Para grevistëve folës të ndryshëm kanë sjellë kujtimet e atyre ngjarjeve të stuhishme.

Sicred