KRYEFAQJA » LAJME » Greqia përfshihet nga moti i keq
Greqia përfshihet nga moti i keq

Greqia përfshihet nga moti i keq

Greqia është përfshirë nga një mot i keq me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje. Zona më e prekur është Mandra në Athinë, ku shirat kanë filluar që prej mëngjesit të së martës dhe kanë vazhduar deri të mërkurën në mbrëmje. Rrugë dhe shtëpi të përmbytura, qindra hektarë tokë nën ujë dhe dëme të pallogaritshme janë shkaktuar në zonën e Atikës Perëndimore. Autostrada kombëtare Athinë-Korint u mbyll për rreth dy orë në kilometrin e 29. Shërbimi ndaj zjarrit i është përgjigjur 95 telefonatave nga Atika perëndimore për të nxjerrë ujë nga shtëpitë dhe dyqanet dhe për të ndihmuar qytetarët të bllokuar nga ujërat. Kryebashkiaku i Mandrës, tha se nuk ka pasur përparim në punën e parandalimit të përmbytjeve të premtuara nga qeveria. Mandra u godit edhe në nëntor nga përmbytje të shumta, ku 20 persona mbetën të vdekur.

Sicred