KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Greqia për emrin e Maqedonisë
Nju Jork, Greqia dhe Maqedonia nisin bisedimet për çështjen e emrit

Greqia për emrin e Maqedonisë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka thënë se Athina dëshiron të zgjidhë problemin me emrin që ka me Maqedoninë. “Mendoj se viti 2018 do të jetë viti kur do të zgjidhen çështjet e politikave të jashtme, të cilat kanë ngecur për dekada”, ka thënë Kotzias, pas një takimi me kabinetin e brendshëm. “Ne do të kontribuojmë në mirëqenien e të gjithë Ballkanit”, ka thënë ai. Ky konflikt ka penguar tentimet e Maqedonisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Kryeministri grek, Alexis Tsipras dhe ai maqedon, Zoran Zaev, kanë diskutuar për këtë çështje përmes telefonit më 2 janar. NATO pritet të nisë përsëri debatin për të ftuar Maqedoninë për t’u anëtarësuar, pasi Greqia ka përdorur veton më 2008. Athinasit e kanë bllokuar për vite Maqedoninë, pasi pretendojnë se emri Maqedonia, i përket një pjese të një rajoni të Greqisë. Ata po ashtu pretendojnë se Greqia është e lidhur edhe në mënyrë historike me atë emër.

Sicred