KRYEFAQJA » LAJME » Greqia paralizohet nga një grevë masive

Greqia paralizohet nga një grevë masive

Greqia është paralizuar nga një grevë 24 orëshe, që ndikon funksionimin e sektorit publik, por edhe atij privat. Greva, që organizohet nga Konfederata e Përgjithshme Sindikale e Punonjësve Grekë dhe Unioni Sindikal i Sektorit Publik, është kundër masave të reja shtrënguese që po diskutohen në parlament. Greva është një prej më masiveve në vitet e fundit. Ndërmarrja e hekurudhave si dhe linja periferike i Athinës, përfshirë linjën e aeroportit, nuk do të funksionojnë për 24 orë. Po ashtu federata e punonjësve të transportit detar ka mbajtur anijet dhe tragetet të ankoruara në portet e vendit, ndërsa kompanitë e fluturimeve kanë njoftuar për ndryshime në oraret e fluturimeve të brendshme. Sektori i shëndetësisë do të punojë vetëm me personel sigurie, çka do të thotë se do të trajtohen vetëm rastet emergjente.

(Visited 32 times, 32 visits today)
Sicred