KRYEFAQJA » LAJME » Greqia në zi kombëtare
Greqia në zi kombëtare

Greqia në zi kombëtare

Greqia është në zi kombëtare pas përballjes me një nga fatkeqësitë më të mëdha natyrore. Flakët që pushtuan Atikën perëndimore dhe lindore, zona turistike në afërsi të kryeqytetit grek Athinës, lanë pas dhjetra viktima dhe qindra të lënduar, ndërsa e gjithë zona u shndërrua në një gërmadhë. Mediat greke shkruajnë se ndërsa mobilizimi i njerëzve “të zakonshëm”, vullnetarë, peshkatarë, të gjithë ata që kontribuan dhe kontribuojnë me çfarëdo mjeti ishte gjigand, shteti përsëri provoi se është i papërgatitur për t’u përballur me një incident kaq të madh. Në të njëjtën kohë, lista tragjike e viktimave po rritet. Me dritën e parë të diellit të kësaj të mërkure, u bë e ditur se të vdekurit ishin të paktën 77, ndërsa ekipet e shpëtimit me vullnetarët vazhduan kërmkimet e tyre në zonat e goditura nga zjarri. Mediat greke flasin për 71 të rritur që po trajtohen në spitale, nga të cilët 10 janë në gjendje kritike, 11 janë mirë dhe pritet të dalin nga spitali. Në total, të plagosurit janë 187. Ndërkohë dhjetëra persona figurojnë të zhdukur. Sa i përket zonave të prekura, do të duhen ditë për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga kastrofa. Bilanci paraprak i autoriteteve vendore në Rafina dhe Nea Makri flet për 2 500 shtëpi të shkatërruara tërësisht, ndërsa 4000 mijë shtëpi të tjera kanë pësuar dëme serioze. Por shqetësimi kryesor në këtë kohë është gjetja e të zhdukurve. Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit, teksa mediat greke raportojnë se 5 persona janë arrestuar si të dyshuar. Zyrtarët e policisë që patrullojnë zonat e djegura kanë identifikuar katër të rinj si persona të dyshuar për zjarrin.

Sicred