KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Nesër, Greqia i dërgon njoftim Maqedonisë
Greqia i dërgon nesër njoftim Maqedonisë

Nesër, Greqia i dërgon njoftim Maqedonisë

Të hënën, Greqia do t’i dërgojë ish republikës jugollsave të maqedonisë njoftimin diplomatik për ratifikimin nga ana e saj të Marrëveshjes së Prespës si dhe Protokollit të Anëtarësimit të atij vendi në NATO. Sipas emdiave greke, kjo do të thotë që duke filluar nga java e ardhshme, të gjithë, duhet ta thërrasin fqinjin verior të Greqisë Maqedonia e Veriut. – Marrëveshja e prespës është e qartë në këtë pikë. Vendi fqinjë do të përmendet në të gjitha organizatat ndërkombëtare, marrëdhëniet dypalëshe, në skenën e tij të brendshme si dhe në të gjitha dokumentet me emrin e tij të ri kushtetues, bëri të ditur këtë të dielë Ministri i jashtëm alternativ George Katrugalos. Pasi të marrë njoftimin diplomatik të Greqisë, ish republika jugosllave e maqedonisë duhet të informojë Kombet e Bashkuara dhe të gjitha vendet që e njohin atë për emrin e ri si dhe të zbatojë ndryshimet e brendshme, u shpreh Katrugalos.

Sicred