KRYEFAQJA » LAJME » Greqia dhe Italia do të ndihmojnë Shqipërinë për shuarjen e zjarreve
Greqia do të ndihmojë Shqipërinë për shuarjen e zjarreve

Greqia dhe Italia do të ndihmojnë Shqipërinë për shuarjen e zjarreve

Greqia dhe Italia do të ndihmojnë Shqipërinë për shuarjen e zjarreve. Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka marrë një përgjigje pozitive nga ministri grek i Jashtëm Nikos Kotzias, bëjnë të ditur burime të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Autoritetet greke pritet të dërgojnë 2 avionë zjarrëfikës nga Korfuzi për të ndihmuar autoritetet shqiptare në luftën kundër zjarreve.

Por mbështetje ministri i jashtëm Bushati ka siguruar dhe në bisedë me homologun italian Angelino Alfano. Gjithnjë sipas  Ministrisë së Jashtme që ka konfirmuar hapat e ndërmarrë, pas kësaj bisede është siguruar edhe ndihma e Italisë, e cila do të nisë sonte avionët e saj zjarrfikës, nga Pulia.

Emergjencat Civile lajmëruan se të paktën 25 vatra në të gjithë vendin janë aktive dhe mjaftë të rrezikshme. Sipas tyre situata paraqitet e vështire në Llogara, Dukat, Himarë, Palasë e sidomos në Krastë të Elbasanit. Veç punonjësve të emergjencave civile janë angazhuar edhe 360 efektivë të FA me 19 mjete, 13 zjarrfikëse si dhe autoambulanca në qarqet Tiranë, Vlorë dhe Elbasan.

Temperaturat e larta rreth 40 gradë duket se po përkeqësojnë situatën. Ministri i Punëve të Brendëshme Dritan Demiraj është shprehur se situata e fundit e zjarreve në të gjithë vendin është bërë shqetësuese dhe thellimi i saj rrezikon sigurinë kombëtare. Zoti Demiraj ndërsa ka inkurajuar strukturat që luftojnë me flakët paralajmëroi ashpër: “Zjarrvënia e qëllimshme rrezikon sigurinë kombëtare dhe përgjegjësit që do të kapen do të dënohen ashpërsisht”.

Sicred