KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Greqia del nga plani i shpëtimit të eurozonës
Greqia del nga plani i shpëtimit të eurozonës

Greqia del nga plani i shpëtimit të eurozonës

Greqia ka përmbyllur me sukses një program trevjecar të shpëtimit të eurozonës, që i mundoësoi asaj hua emergjence me vlerë 61. 9 miliardë euro që ndihmuan në përballjen me krizën e borxheve. Ky program ishte pjesë e ndihmës më të madhe financiare dhënë ndonjëherë në historinë e financave botërore, që kapi shifrën e 289 miliardë euro, huazuar nga BE, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, dhe të cilën vendit do t’i duhen dekada për ti paguar. Ndërkohë, shkurtimet në shpenzimet publike,kusht i huave që cilat ngjallën pakënnaqësi në popull, do të vijojnë. Por për të parën herë në tetë vitet e fundit, vendi tashmë mund të marrë para hua në tregje. Ekonomia është rritur ngadalë vitet e fundit dhe aktualisht është 25 përqind më e ulët se sa ishte kur filloi kriza. – Që sot, Greqia do të trajtohet si cdo vend tjetër europian, – u shpreh komisioneri europian për cështjet ekonomike dhe financiare Pierre Moskovici. Reformat e saj, theksoi ai, kanë hedhur bazat për një rikuperim të qëndruwshëm, por komisineri gjithashtu paralajmëroi se rikuperimi nuk ishte një ngjarje, por një proces. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, vetëm katër vende janë tkurrur nga ana ekonomike më shumë se greqia, dhe ata janë Jemeni, Libia, Venezuela dhe Guinea Ekuatoriale. E ndërsa ekonomia greke është stabilizuar, borxhi i saj i mbledhur përbën 180 përqind të prodhimit të brendshëm bruto. Përmes një marrëveshjeje të arritur me shtetet e tjera të eurozonës në qershor të këtij viti, Greqisë do t’i duhet të mbajë nën kontroll rigoroz shpenzimet publike dhe nëse financat e vendit manaxhohen më së miri, disa analistë parashikojnë se edhe pas vitit 2060, vendi do të vijojë të paguajë borxhin aktual.

Sicred