KRYEFAQJA » LAJME » Greqi, vazhdon identifikimi i viktimave të zjarreve
Zjarri në Greqi më vdekjeprurës në Evropë që nga viti 1900

Greqi, vazhdon identifikimi i viktimave të zjarreve

Autoritetet greke kane identifikuar 61 nga 81 viktimat që shkaktuan zjarret në periferi të Athinës. Deri të shtunën pritet të përfundojë procesi për të gjitha viktimat, të cilat po i nënshtrohen edhe analizave të ADN për të shmangur ngatërrimin e trupave. Pamjet me dron tregojnë gjithë zonën e rrënuar. Mbi 6 mijë prona janë dëmtuar, ndërsa mbi 1 mijë shtëpi dhe dyqane janë shkatërruar. Ferri i Greqisë ka lënë pas një tronditje të thellë që i kapërcen kufijtë e shtetit helen.
Por, skëterra shokuese e zjarreve ngre dhe shumë pyetje. Njerëzit duan të dinë se nga shpërtheu kaq papritur kjo valë flakësh e pafrenueshme? Ishte tërbim i natyrës apo diçka tjetër?
Hetimet disa mujore të shërbimit grek të zjarrfikësve në bashkëpunim me policinë kanë treguar se pjesa dërrmuese e zjarreve pyjore këtë verë në perëndim të Atikës, në ishullin jonian të Zakinthosit dhe në prefekturën jugore të Ilias, janë shkaktuar nga dora e njeriut, të ndezura nga ata që kërkojnë zgjerimin e tokës së punueshme apo krijimin e hapësirave për ndërtim. Burime pranë Ministrisë greke të Mbrojtjes së Qytetarëve thanë për gazetën “Kathimerini” se gjatë hetimit mbi zjarret që përfshinë zonat e Lagonissi dhe Anavysos, në lindje të kryeqytetit, u zbuluan prova që tregonin përfshirjen e zyrtarëve qeveritarë në përpjekjet për riklasifikimin dhe shfrytëzimin e tokës së djegur. Hetuesit arritën të gjejnë dokumente që vërtetojnë se zona ku bëjnë pjesë edhe 690 hektarë pyje me pisha, ishin djegur qëllimisht përpara 10 vjetësh. Deri tani janë ngritur akuza kundër 5 personave të dyshuar. Hetuesit po kështu besojnë se zjarret e vitit 2017 pranë Pyrgosit, ku përpara një dekade vdiqën 36 vetë, janë nisur nga kultivuesit e paligjshëm të kanabisit, të cilët kanë tentuar të fshehin gjurmët e akvititetit të tyre kriminal.

Sicred