KRYEFAQJA » LAJME » Greqi, Tsipras dyfishon shpërblimin e fundvitit

Greqi, Tsipras dyfishon shpërblimin e fundvitit

Në një mesazh televiziv drejtuar popullit grek, kryeministri Alexis Tsipras ka deklaruar se qeveria do t’u japë në fund të këtij viti të papunëve, pensionistëve dhe njerëzve në nevojë, një ndihmë sociale me vlerë prej 1.4 miliardë eurosh, dyfishi i shumës që është dhënë vjet në të njëjtën periudhë. “Nga kjo shumë prej 1.4 mld eurosh, 720 milionë euro do t’u shpërndahet në formën e ndihmës së jashtëzakonshme që do të jetë e patatuar 3.4 milionë qytetarëve”, tha Tsipras. 315 milionë të tjera do t’u jepen pensionistëve për tatimin e paligjshëm, që u është bërë ndaj kontributeve shëndetësore të 4 viteve të kaluara. Ndërsa 360 mln euro do t’i jepen Koorporatës Elektro-Energjitike, që të mbulojë koston e shërbimeve sociale, që deri tani përfshihej në faturat që paguanin nga të gjithë abonentët, me kusht që të mos ketë asnjë rritje të çmimit të energjisë. Tsipras dhe më pas ministri i Financave kanë deklaruar se shuma që shpërndahet ndaj njerëzve në nevojë është mbledhur si rezultat i luftës ndaj shmangies së taksave dhe realizimit të tepricës primare dhe objektivave ekonomike.

Sicred