KRYEFAQJA » LAJME » Greqi, shkon në 60 numri i viktimave na zjarret, shpallet zi kombëtare
Greqi, shkon në 60 numri i viktimave na zjarret, shpallet zi kombëtare

Greqi, shkon në 60 numri i viktimave na zjarret, shpallet zi kombëtare

Kryeministri grek Aleksis Cipras ka shpallur tre ditë zije kombëtare në shenjë dhimbjeje dhe respekti për viktimat e zjarreve që kanë goditur orët e fundit periferinë e Athinës. Njoftimet më të fundit e çojnë bilancin e viktimave në 60 dhe gati 200 të plagosur. Por autoritetet thonë se bilanci është ende provizor, ndërsa zjarret vazhdojnë të jenë aktivë dhe nuk po mund të vihen në kontroll.

Pamjet që ofrojnë media të ndryshme janë vërtetë drithëruese. Për fat të keq, shumë prej viktimave janë fëmijë. Në një resort në Mati janë gjetur trupat e pajetë të 26 personave, të cilët duket se nuk ia kanë dalë të largohen. “Disa vendbanime janë zhdukur nga harta” tha një zyrtar lokal.
Një evakuim masiv është ndërmarrë me anije ushtarake, flotilje apo anije private dhe helikopterë ushtarakë. Ndërkohë po hetohet intensivisht pista e zjarrvënies që ka shkaktuar një tragjedi të madhe.

Sipas disa burimeve të informacionit mes viktimave mund të ketë edhe shtetas shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi. Por një gjë e tillë nuk konfirmohet zyrtarisht nga ambasada shqiptare në Athinë. Sipas saj vetëm një shqiptar ndodhet në spitalin e Evangjelizmos në Athinë.

Sicred