KRYEFAQJA » LAJME » Greqi, qeveria: Zjarret kanë qenë të qëllimshme

Greqi, qeveria: Zjarret kanë qenë të qëllimshme

Në një intervistë për mediat, zëdhënësi i qeverisë greke, Dhimitris Tzanakopoulos ka deklaruar se kryeministri Alexis Tsipras ka urdhëruar që të hetohen plotësisht shkaqet e zjarreve vdekjeprurëse që kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve në periferinë e Athinës. “Kryeministri urdhëroi që dosja e çështjes t’u dërgohet autoriteteve gjyqësore, si dhe të mbanim këtë konferencë shtypi në mënyrë që t’i paraqesim popullit grek të gjitha dëshmitë që ka qeveria në dispozicion”, u shpreh zëdhënësi i qeverisë.
Ndërsa nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Nikos Toskas, duke shpjeguar video dhe të dhëna nga disa shërbime satelitore të vendit dhe amerikane, ka theksuar se ekzistojnë prova serioze për zjarrvënie të organizuar. “Sa i përket hetimeve që po bëhen nga grupi hetimor i Departamentit të Zjarrfikësve në bashkëpunim me Policinë Greke, do doja te tregoja se kemi të dhëna serioze dhe gjurme të rëndësishme për veprimtari kriminale që kanë të bëjnë me zjarrvënie”, u shpreh Nikos Toskas Minister i Mbrojtjes së qytetarit. Në intervistë është theksuar se zjarrvënia e qëllimshme dhe e planifikuar hollësisht, si dhe kushtet ekstreme të motit kanë qenë shkaku kryesor i tragjedisë. I pyetur përse nuk ka asnjë pranim përgjegjësie apo dorëheqje ministri i Mbrojtjes së Qytetarit ka thënë se ai qysh në fillim ka dorëzuar dorëheqjen tek kryeministri, por ai nuk ka pranuar. Ndërsa ka theksuar gjithashtu se zjarrfikësit, policia dhe marina greke kanë bërë çështë e mundur për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish, deklarata që në përgjithësi janë kritikuar nga mediat opozitare.
Nderkaq, numri i viktimave të zjarreve që përfshinë Greqinë ka shkuar ne 85. Por, kur gjysma e shtëpive të djegura nuk janë kontrolluar ende, gjasat që shifra të rritet, janë më reale se kurrë. Aktualisht janë rreth 300 zjarrfikës dhe vullnetarë që po kontrollojnë zonën, në kërkim të personave të humbur, që sipas mediave greke janë disa dhjetëra. Autoritetet lokale nënvizojnë se flakët janë favorizuar nga erërat dhe shprehen se edhe plani më i mirë për të evakuuar banorët do të kishte dështuar.

Sicred