KRYEFAQJA » LAJME » Greqi, greva 24 orëshe kundër buxhetit 2018

Greqi, greva 24 orëshe kundër buxhetit 2018

Greqia është paralizuar nga një grevë 24 orëshe, që do të ndikojë në funksionimin e sektorit publik, por edhe atij privat. Greva, që organizohet nga Konfederata e Përgjithshme Sindikale e punonjësve grekë dhe Unioni Sindikal i sektorit publik, zhvillohet për të protestuar kundër buxhetit të vitit 2018, që është paraqitur në parlament për diskutim e më pas miratim me votat vetëm të maxhorancës. “Punonjësit protestojnë kundër politikës anti-popullore e cila vazhdon dhe pasqyrohet edhe në buxhetin e ri, por edhe në çdo masë që merr qeveria dhe që çon në rritje të papunësisë, në riciklim të reçesionit dhe në ndërhyrje të shtetit dhe punëdhënësve në të drejtat e punonjësve”, nënvizohet në thirrjen që sindikatat u drejtuan anëtarëve të tyre për pjesëmarrje në grevë. Greva eshte një nga më masivet e viteve të fundit. Ndërmarrja e hekurudhave si dhe linja periferike e Athinës–përfshirë linjën e aeroportit- nuk do të funksionojnë deri në orët e para të së premtes. Po ashtu federata e punonjësve të transportit detar do t’i mbajë anijet dhe tragetet të ankoruara në portet e vendit, ndërsa kompanitë e fluturimeve kanë njoftuar për ndryshime në oraret e fluturimeve të brendshme. Sektori i shëndetësisë do të punojë vetëm me personel sigurie, çka do të thotë se do të trajtohen vetëm rastet emergjente. Në grevë janë përfshirë edhe arsimtarët dhe pedagogët, por edhe punonjësit në sektorin e medias. Gjatë ditës së sotme deri në orën 6 të mëngjesit të së premtes në radiot dhe televizionet publike dhe private nuk do të ketë asnjë edicion informativ.

Sicred