KRYEFAQJA » LAJME » Greqi, goditet me snaiper gomonia me 2 ton kanabis
Greqi, kapet gomonia me 2 ton kanabis

Greqi, goditet me snaiper gomonia me 2 ton kanabis

Një operacion i rojës bregdetare greke për të kapur një gomone me drogë e nisur nga Shqipëria, mediat e vendit fqinj e konsiderojnë të ngjashëm me filmat aksion. Njëri nga skafistët i cili ndodhej në gomonen e bllokuar pasditen e së shtunës nga policia greke dhe që dyshohet se ishte nisur nga brigjet shqiptare , ka mbetur i plagosur. Gomonia është qëlluar me snajper nga policia që i ndiqte me helikopter, ndërsa herë pas herë ka pasur shkëmbim zjarri me trafikantët.
Në pranga ranë 6 persona, 4 shqiptarë dhe dy italianë. Operacioni zgjati 48 orë. Gomonia, të paktën 12 metra e gjatë, me 3 motorë nga 350 kuaj fuqi secili, u kap në thellësi të ujërave greke, pasi nisja e saj ishte interceptuar më parë nga brigjet shqiptare. Roja Bregdetare thotë se, në bordin e gomones ndodhej më shumë se dy tonë kanabis. Mediat greke transmetojnë se mjeti lundrues është nisur nga Himara dhe kishte si destinacion Greqinë dhe më tej Italinë.

Sicred