KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Greqi, dënohet me burg lideri i “Agimit të Artë”

Greqi, dënohet me burg lideri i “Agimit të Artë”

Lideri i partisë së të djathtës ekstreme “Agimi i Artë”, Nikos Mihaloliakos është dënuar me tetë muaj burg nga një gjykatë që e ka shpallur atë fajtor për nxitje të dhunës. Ai u dënua për shkak të një një fjalimi të tij të mbajtur në shtator të vitit 2011, në të cilin i referohej kundërshtarëve të tij politikë duke thënë “ne do t’ua shtypim kokat”. Çështja u paraqit në gjykatë nga Monitoruesi Grek i Helsinkit pas një raportimi të mëparshëm të gazetës greke “Efimeridha ton Sintakton”. Gazetari dhe bashkautori i raportimeve të kësaj çështjeje, Dhimitris Psaras, u thërrit nga gjykata për të dëshmuar.

Sicred