KRYEFAQJA » LAJME » Greqi, arrin në 80 numri i vitimave nga zjarret
Zjarri në Greqi më vdekjeprurës në Evropë që nga viti 1900

Greqi, arrin në 80 numri i vitimave nga zjarret

Autoritetet greke po kërkojnë dhjetra persona të cilët janë raportuar të humbur pas zjarreve vdekjeprurës që goditën krahinën e Atikës në afërsi të Athinës. Të paktën 80 persona kanë humbur jetën dhe po vijon operacioni i kërkimit për të mbijetuarit që mund t’ia kenë dalë të largohen nga flakët, përfshi edhe ata që mund të kenë dalë në det. Erërat e forta përhapën zjarrin, i cili bllokoi shumë persona në shtëpitë e tyre, si dhe detyroi të tjerët t’i drejtoheshin detit në arrati nga flakët. Zjarri tashmë është regjistruar si me bilancin më të madh të viktimave. Nuk ka një numër zyrtar për personat e humbur. Brigada e zjarrit ka marrë dhjetra telefonata, por nuk mund të verifikojë numrin e saktë të tyre. Të afërmit e atyre që janë raportuar të humbur kanë publikuar fotografitë e më shumë se 30 personave në internet, me shpresë se mund të arrijnë të gjejnë vendndodhjen e tyre. Anijet e patrullimit të bregdetit krehën dje zonën e bregut, duke kërkuar për të mbijuetuar dhe trupa, ndërsa skuadrat e kërkim shpëtimit kërkuan nëpër shtëpi dhe makina. Kryebashkiaku i qytezës bregdetare të Rafinës, po në Atikë, tha për mediat e huaja se numri i të vdekurve mund të jetë më shumë se 100. Ndërkohë numri i të lënduarve vijon të rritet, duke kaluar shifrën 180. Mes tyre më shumë se njëzetë fëmijë. Flakët nuk lanë pa prekur as turistët, disa prej të cilëve po trajtohen për djegie në spital. Të tjerë janë evakuar në strehëza të përkohshme.

Sicred