KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Grand Gala e Operas për vitin e ri 2018
Grand Gala e Operas për vitin e ri 2018

Grand Gala e Operas për vitin e ri 2018

Perlat e muzikës klasike, të muzikës pop dhe rrok u ngjitën dje në mbrëmje në skenë në Grand Galanë e përgatitur nga teatri i operas dhe baletit. Ka qenë kjo dhurata, të cilën Teatri i Operas i bëri publikut besnik për festat e fundvitit. Magji, muzikë e gjallë, artistë të jashtëzakonshëm të muzikës pop, që bëhen bashkë me yjet e operas dhe baletit shqiptar. Një program me pjesët më të bukura të operetave më të famshme, pjesët më të gëzueshme të baletit dhe këngëve klasike, kombinuar me perla të muzikës pop dhe rrok. Pop stars të operas stars, një titull i huazuar nga një spektakël britanik ka bërë bashkë emra të njohur të muzikës klasike dhe asaj pop në Shqipëri, Eva Golemi, Vikena Kamenica, Armaldo Kllogjeri, Ramona Tullumani, janë ngjitur në skenë së bashku me këngetarë të njohur si Juliana Pasha, Renis Gjoka, Kamela Islamaj, Lindi dhe Venera të cilet sollën një atmosferë fantastike tek publiku i shumtë në Pallatin e kongreseve. Nga aria e Nessun Dorma e Turandot tek Nothing Else Matters në skenë janë ngjitur duete të pazakonta por që kanë elektrizuar publikun. Mes numrave muzikorë numrat e baletit nga Liqeni i mjelmave dhe Arrëthyesi, kanë qenë frymëmarrja e bukur e këtij spektakli që ka rezultuar një formulë e sukseshme dhe e cila i ka qëndruar larg kësaj here riprodhimit të koncertit vjenez të vitit të ri. Programi impenjativ i këtij spektakli realizohet në skenografinë e gatshme të Festivalit të 56-të të RTSH realizuar nga skenografi Albi Çifligu me ndryshimin se orkestra kësaj here ishte në skenë.

Sicred