KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Grafiku i shpërndarjes së shperblimit për pensionistët
pensionistet, shperblim, grafik, vendi, ekonomi

Grafiku i shpërndarjes së shperblimit për pensionistët

Instituti i Sigurimeve shoqërore dhe Posta Shqiptare rakorduan mes tyre dhe bënë publikë sot grafikët sipas të cilëve do të bëhet shpërndarja e shpërblimit prej 6 mijë lekësh të reja për pensionistët. Në një konferencë të posaçme për shtyp kreu i ISKSH Astrit Hado bëri të njohur se , shumë në fjalë do të gjendet e rimbursuar në llogarinë e çdo pensionisti duke filluar prej mengjesit të datës 21 dhjetor, në çdo qëndër paguese të pensioneve në të gjithë vendin. Drejtori i Postës Shiptare, Majlind Lazimi tha se sportelet e Postës Shqiptare do të jenë të hapura ne orare të zgjatura madje edhe në ditë pushimi për t’i mundësuar çdo pensionisti tërheqjen e shpërblimit në ditën e percaktuar në grafik. Për përfituesit e shpërblimit prej 2 mijë lekësh të reja nga kategoria e familjeve në nevojë dhe personave me aftësi të kufizuar, Lazimi bëri të njohur se shperndarja do të kryhet brenda dhjetorit po nga sportelet e postës shqiptare, dhe se për këtë po punohet me njësite bashkiake për përcaktimin e grafikut të posaçëem për këtë kategori.

Sicred