KRYEFAQJA » LAJME » Graf: Demokracia bazohet tek dialogu, jo tek bojkoti

Graf: Demokracia bazohet tek dialogu, jo tek bojkoti

Ambasadori i Zvicrës në vendin tonë, Kristofer Graf gjeti rastin të kujtoj se si duhet të funksionoje demokracia gjatë forumit me temë demokracinë lokale të organizuar nga Lëviz Albania, duke lëshuar njëherësh edhe një mesazh për situatën politike në Shqipëri. “Funksionimi efektiv i demokracisë lokale bazohet tek dialogu, konsultimet, negociatat dhe një atmosferë konstruktive, nga një herë nevojiten kompromise, por jo konfrontime, akuza dhe bojkot. Në një demokraci lokale funksionale është e domosdoshme të krijohet hapësira dhe atmosfera e përshtatshme që qytetarët të përfshihen në vendimmarrjen politike” u shpreh ambasadori zviceran. Lëviz Albania është angazhuar në forcimin e demokracisë lokale në 61 bashki të vendit. Drejtuesit e programit thonë se aktivizmi qytetar mbetet ende në nivele të ulta. Programi ka financuar 78 projekte që nxisin forcimin e demokracisë lokale.

Sicred